“Dëgjesë Publike” Buxheti 2024

Në ambientet e Këshillit të Qarkut Kukës u zhvillua “Dëgjesa Publike” për buxhetin e vitit 2024. Në këtë konsultim publik morën pjesë përfaqësues të instiucioneve vendore, shoqërisë civile dhe qytetarë.
Për të pranishmit u prezantua fokusi kryesor i projekt-buxhetit për vitin 2024; ku përveç pjesës administrative janë përfshirë plani i investimeve për vitin 2024, bashkëfinancimet e mundshme, si dhe eventet lokale të Qarkut Kukës.
Të pranishmit parashtruan kërkesat dhe sugjerimet e tyre në lidhje me buxhetin për vitin 2024.

TOP