Dekorohet Kompozitori i mirënjohur Z. Aleksandër Lalo

Në vazhdën e nxjerrjes në pah të vlerave më të mira të Qarkut, Këshilli i Qarkut Kukës ka nderuar me dekorime shumë personalitete nga Kukësi por edhe nga Kosova dhe zona të tjera të Shqipërisë që kanë dhënë një kontribut të çmuar për Kukësin.

Dhe sot në këtë ditë të shënuar ky institucion i akordoi titullin " Përsonalitet i shquar" artistit të madh Aleksandër Lalo

Në nder të tij Qendra Kulturore e qytetit të Kukësit interpretoi një kolazh muzikor te kompozuar nga vetë kompozitori ne kohën e qëndrimit të tij në Kukës.