Has

Hasi është një krahine etno-gjeografike me kufij te përcaktuar shume qarte, i rrethuar pothuajse rreth e qark me lumenj. Në veri dhe në lindje, Drini i Bardhë dhe dega e tij Ereniku që e ndajnë nga Krahina e Rekës dhe Podrimës (Rrafshi i Drinit). Ne jug dhe në perëndim kufizohet me krahinën e Lumës dhe Malziut me të cilat i ndan Drini i Bardhë dhe i bashkuar dhe sot liqeni i Fierzës, ndërsa në veri-perëndim përroi i Skatinës e ndan nga Butyci i rrethit të Tropojës. Rrethi i Hasit duke u ndodhur në verilindje të Shqipërisë bën pjesë në Qarkun e Kukesit. Shtrihet në mes gjerësive gjeografike veriore 42° 05’ 45" në Fshatin Brrut dhe 42° 17’ 57" në veri ne majën e Krajlicës si dhe në gjatësinë gjeografike lindore 20° 13’ 11" në Kosturr (Bregu i Drinit) dhe 20° 32’ 50" në majën e Pashtrikut në lindje. Ka një sipërfaqe prej 393 km² gjatësi e vijës kufitare është 85,8 km, nga këto kufij tokësor 27,8 km me Hasin e Rrafshit, lumor 14 km me rrethin e Tropojës dhe 44 km kufij liqenor me rrethin e Kukesit (Lumen e Maleziun).