Resurset  kryesore te  Qarkut  te Kukesit

Qarku i Kukesit perbehet nga tre rrethet Kukes, Has dhe  Tropoje , qe shtrihet ne nje terren nga 257 deri ne 2175 m  mbi nivelin e detit. Ka nje siperfaqe te pergjithshme prej  afro 240.000 ha , ku pjesen me te madhe  e zene pyjet dhe kullotat  prej 156 140 ha, ndersa toka bujqesore 25 295 ha ose 10.5 %, ku nga kjo siperfaqe toke mbillet vetem  12600 ha. Siperfaqet ujore  zene ( liqenet e H/C dhe rezervuaret ) 8200 ha.
Ka burime dhe resurse  te konsiderueshme ne minerale ,hidrike , pyjore , bime medicionale , bujqesore dhe blegtorale qe per nga natyra dhe cilesite e tyre mund te konsiderohen si prodhime bio dhe qe ne te ardhmen mund te vleresohen dhe tregtohen si te tilla  dhe mund te perbejne burim te madh te ardhurash per banoret e qarkut.

                        Pasurite  minerare ne qarkun e Kukesit.

       Te dhenat e studimeve dhe llogoritjet e detajuara gjeologjike krijojne nje imazh te qarte te pasurive minerale nentokesore ne tre  rrethet e qarkut Kukes. Ne kete qark njihen rreth 14 lloje mineralesh metalore dhe jo metalore si dhe shkembenje industriale , por vetem disa prej tyre jane vene ne shfrytezim.Me poshte po japim ne menyre te detajuar llojet e mineraleve dhe rezervat gjeologjike  ne qarkun e Kukesit :

                           I. Mineralet  metalore.

1.Minerali I Kromit takohet net e gjithe sektoret  e perhapjes se shkembenjeve ultrabazike.
-Rrethi  Kukes: Vendburimi kryesor eshte ai i Kalimashit dhe i Surroit , ku jane zbuluar respektivisht – ne Kalimash  7.989.200 ton rezerva kromi me mbi 25% CR2O3 dhe ne zonen e Surroit 877.300 ton rezerva kromi po ma kete perberje.
- Rrethi  Has: Edhe ne kete rreth ka mjaft objekte ,por me kryesori eshte ai i Vlanes me rreth 3.000.000 ton rezerva me permbajtje  30-32% CR2O3 dhe ne trupa te vecante me mbi 40%.Ne kete rreth ka dhe objekte te tjera sin e Gajrep , Gzhime, Perollaj ,Mac etj, ku njihen rreth 300.000 ton rezerva me permbajtje mbi 25%.
-Rrethi  Tropoje.Ne kete rreth njihen mbi 100 vendburime te kromit dhe jane zbuluar rreth 5.758.700 ton mineral me cilesi rreth 30% CR2O3.Vendburimet kryesore qe njihen jane Kam , Zogaj 1 , Zogaj 3, Zogaj 5 , Kepenek fshat , Lugu I Gjinit 1 , Lugu gjinit 2, Gjelaj 4 dhe shume te tjera.
II. Minerali I Bakrit. Eshte mjaft i perhapur ne rajonin Kukes-Has.
Eshte i njohur vendburimi i Gjegjanit qe ndodhet ne serine efuzivo-sedimentare me nje sasi prej 3.600.000 ton rezerva me cilesi 2.5-3.5% Cu. Pjesa me e madhe e ketyre rezervave eshte shfrytezuar para vitit 1992. Vendburimi eshte i mbyllur.Pervec ketij lloj minerali jane te njohur dhe mjaft objekte te bakrit  damaror Kuarc-Sulfur ne masivin Gabror te kaptines sin e zonen e Shemrise ashtu dhe te Hasit.
Keshtu ne zonen e Shemrise jane zbuluar vendburimi i Gdheshtes me  300.000 ton rezerva, ne Leproj me  460.000 ton, si dhe jane te njohura objektet ne Mgulle , Cam ,Asdre etj. Me sasi rezervash te zbuluara rreth  500.000 ton.
Ne zonen e Hasit jane te njohura objektet Nikoliq 1 dhe 2 me rreth 2.000.000 ton rezerva, Golaj me 1.000.000 ton .Si miniera e Golajt ashtu dhe e Krumes jane te mbyllura dhe nuk shfrytezohen. Gjithashtu edhe ne shkembijte efuzive Helshan-Shemri jane takuar nje sere objektesh ,trupash mineral bakri sin e Spas ,Petkaj ,Shikaj , Helshan dhe Kosturr.

III. Minerali i Hekur Nikelit dhe Nikelit Silikat.

Ky lloj minerali eshte i perhapur me shume ne rajonin e Kukesit dhe ate te Hasit .Me te studjuara deri tani jane vendburimet e Truallit Surroj, Mamezit dhe ne Nome .Me poshte po japim rezervat e zbuluara :
- Ne Truall        Nikel-Silikat             49.000.000 ton 0.9% Ni              22.82% Fe
“              Hekur-Nikel              10.000.000 ton 0.933 % Ni         32.35% Fe
- Ne Mamez      Nikel-Silikat             24.000.000 ton 0.988 % Ni         18.66% Fe
“              Hekur-Nikel              19.000.000 ton 1.101 % Ni         35.84% Fe
- Ne Nomaj      Nikel-Silikat               4.000.000 ton 1.226 % Ni          21.75% Fe
“             Hekur-Nikel               2.000.000 ton  0.859 % Ni          43.38% Fe

Shuma totale :   Nikel-Silikat             77.000.000 ton 0.94 %  Ni        21.47% Fe
                            Hekur-Nikel              31.000.000 ton  1.05% Ni        35.20% Fe  

Minerali i Hekurit pa Nikel. Ky lloj minerali takohet ne zonen e Korabit , si Bushtrice , Shishtavec, Sorokol , Kallabak etj ku jane zbuluar rreth 1.000.000 ton me 24.8% Fe dhe prespektiva per rezerva te tjera eshte e hapur.

                II. Boksidet. Takohen ne zonen e Arrnit ku jane zbuluar  rreth 7.967.740 ton me modul deri ne 4 te cilesise se II dhe III-te,gjithashtu gjendet dhe ne Tropoje ne luginen e Valbones ku llogoritet 3.055.186 ton te cilesise se II-te dhe III-te.

               III. Mineralet jo metalore. Gjenden ne Kalimash Kukes ,ku eshte i njohur venburimi i olivinitit ku jane llogaritur 59.300.000 ton me permbajtje 48% MgO dhe  38% SiO2.Gjithashtu njihet edhe vendburimi Cabrat  Tropoje me rreth 37.000.000 ton rezerva .

  1. Materialet e ndertimit. 
  1. Mermeret takohen ne rrethin e Kukesit ne formen e gelqeroreve te mermerizuar ne Bicaj ,Kolosjan dhe Vana ,si dhe formen e mermereve ne Kolosjan dhe Ujmisht .
  2. Piroksenitet takohen ne sektorin Prroi i Rrunes Qafe –Komi qe kane veti decorative dhe kane kushte te favorshme shfrytezimi.
  3. Rerat karbonatike , ndodhen ne fshatin Bicaj ku jane shfrytzuar dhe vazhdon dhe aktualisht ku llogariten rreth 7.000.000 m3.
  4. Argjilet takohen ne Tropoje ( Tropoje e Vjeter ) dhe ne Luzhe me rreth 6.000.000 ton. Gjithashtu gjenden dhe ne gropen e Kukesit ku llogariten rreth  913.200 m3 ne Kenete dhe ne Nange 409.000 m3.
  5. Gelqerore per cimento , ndodhen ne fshatin Bicaj  rreth 26.426.400 ton me permbajtje CaO 55.4%.Rezerva te medha ndodhen edhe ne rrugen Bajram-Curri – Fierze.
  6. Azbesti , Ky lloj minerali  gjendet ne sasi te medha ne rajonin e Tropojes ( vendburimi Gegaj ) me rreth 22.000.000 ton.

Ne qarkun e Kukesit  kane funksionuar disa miniera per shfrytzimin e kromit si: Kalimash, Vlahen, Qafe-Perollaj ,Kam Tropoje  etj.te cilat per momentin jane te mbyllura ose ne konservim.Edhe minierat e bakrit qe kane qene ne funksion si Gjegjan Kukes , Gdheshte Shemri ,Leproj Shemri , Golaj ,Nikoliq 1 dhe 2 si dhe ne Krume jane te mbyllura per arsye te konjukturave te tregut.
Aktualisht shfrytezohen disa trupa te vegjel nga disa firma private.

                              Pasurite  hidrike  .

 Qarku i Kukesit ka pasuri te medha ujore – hidrike qe po te shfrytezohen per prodhim te energjise elektrike ne formen e H/C te vogla lokale ,jane llogaritur qe te mbulojne deri ne 50 % te nevojave te qarkut me energji elektrike.( Ketu nuk behet fjale per H/C e Fierzes apo ne te ardhmen ai i Skavices ).Ekzistojne disa H/C locale te vegjel si me poshte:

  1. Ne rrethin e Kukesit
  2. H/C ne Bicaj ka kaluar ne privatizim ,nuk eshte ne pune , ka 75 kw fuqi .
  3.    “      Orgjost  dhene me koncension  punon me kapacitet    400 kw.
  4.    “      Borje , privatizuar  dhe vene ne pune.

 

Mund te ndertohen  H/C te rinje:

              1. Rexhepaj – Kukes   me fuqi 1500  kw/ore.
2. Lapaj – Bushtrice   me fuqi 1200  kw/ore.
3. Novosej-Shishtavec    me     200   kw/ore.
4. Borje-Orgjost    me fuqi      1800   kw/ore.
5. Orgjost Nr.2      me fuqi        700   kw/ore.
6. Kanali Shejes -Nange   me    200   kw/ore.
7. Lumi Luma kuota 494   me  1300  kw/ore.
8. Lumi Luma kuota 440   me  1000  kw/ore.
Llogoritja e fuqise eshte bere nga specialiste te kesaj fushe  duke pare gjendjen , sasine e ujit per m3/sek , renjen bruto te ujit ,kohen e punes per nje vit etj.

                        Ne rrethin e Hasit .

Ka qene vetem nje H/C ne fshatin Domaj – Has  me fuqi   30 kw/ore , qe momentalisht eshte i shkaterruar plotesisht dhe duhet rindertuar.

                        Ne rrethin  e  Tropojes .

Ekzistojne disa H/C  dhe jane ne gjendje pune si me poshte :
-.Lekbibaj 2 H/C  marre me koncension  qe ne  2003 nga  Italianet  fuqia 400 kw/ore.
- Shoshan  2 H/C x 100 kw/ore jane jashte perdorimit.
- Valbone  2 H/C x 40 kw/ore  jane jashte perdorimit  dy turbinat.
- Dragobi  2 H/C x 40  kv/ore  jane jashte perdorimi dy turbinave.
- Cerem  me fuqi 25 kw/ore ,eshte ne pune.
- Curraj I Eperm   40 kw/ore , jashte perdorimit me nje turbine .
- Bradozhnice  25 kw/ore ne gjendje pune , por jashte sistemit.
- Kelcyre   15 kw/ore  , jashte perdorimit  e nje turbine.

                            Mund te ndertohen te rinje .

 -  Ne fshatin  Shoshan   te  komunes  Margegaj
-  Ne  fshatin  Dragobi  te komunes   Margegaj
-  Ne  fshatin   Valbone te komunes   Margegaj
Per keto tre H/C mendohet qe te kene nje fuqi  mbi 2500 kw/ore dhe mund te lidhen  mesistemin , pasi linja  kalon prane ketyre  fshatrave.

Pervec ketyre nje rendesi te vecante  do te kishte zhvillimi i turizmit  malor ne Qarkun e Kukesit , pasi ka kushte  shume te favorshme  me vende turistike , qe per nga bukuria dhe pasuria e tyre natyrore ,gjenden rralle ne vende tjera. Keshtu mund te permendim  luginen e Valbones ne rrethin e Tropojes  e cila ka nje siperfaqe prej 8000 ha, e pasur me flore dhe faune te llojeve te ndryshme, pasuri te medha minerare, me  ujin e kulluar te lumit te Valbones qe eshte i pasur me trofte , luginat e bukura dhe majat e thepisura  qe bora eshte e pranishme gjate gjithe vitit perben  nje burim te madh per zhvillimin e tuirizmit  malor , ku mund te terheqin shume turiste te huaj dhe vendas .Bregu i liqenit te Fierzes , apo disa vende te bukura per zhvillimin e turizmit ne rrethin e Kukesit , si ne Shishtavec me pyllin e bukur te meshteknave dhe bjeshket e pasura alpine , ku zhvillohet dhe sporti i skive , bjeshket ne zonen e pishes ne komunen e Bicajve , ne Has etj. 
Pengesa kryesore ne shfrytzimin e ketyre resurseve natyrore dhe njerezore te qarkut te Kukesit ngelet infrastruktura  shume dobet rrugore e trasheguar nder vite ne Qarkun e Kukesit, gje e cila ka patur ndikim negativ si ne shfytzimin e pasurive minerare  si bakri , kromi,hekur-nikeli dhe nikel silikati, boksidet ,materialet e ndertimit ,burimet e shumta ujore si per uje te pijshem ashtu dhe ato ujore hidike , pasurite e medha pyjore , te bimeve mjeksore  , mungesa e infrastruktures per perpunimin e prodhimeve bujqesore e  blegtorale ( linjat perpunuese  per qumeshtin ,frutat , rrushin , peshkun , pataten , geshtenjen  ne rrethin e Tropojes ) pengese ne zhvillimin e tregut dhe te biznesit vendas.Jemi qarku qe kemi burimet me te medha te ujit dhe vuajm  per uje te pijshem ,apo nuk mundemi te shfrytzojme rezervat e medha ujore per prodhim energjie elektrike,qe mund perballoje nevojat per energji jo vetem per qarkun tone.
-     Per mendimin tone perparesi duhet ti jepet permirsimit te infrastruktures rrugore ne pergjithsi dhe vecanerisht rruget:
Kukes-Krume  31 km,  Ura e Uzines Shishtavec 33 km,  Kukes – Bushtrice  38 km
Rruga e Valbones nje segment prej  8 km. Krume – Qaf Prush 18km.

  1. Ne sektorin bujqesor pervec ngritjes se industrise perpunuese ushqimore qe e kemi permendur me lart, kryesore ne rritjen e prodhimit dhe te ardhurave te fermereve ,rendesi vendimtare ka venia ne pune e rrjetit te vaditjes sidomos ne zonat qe kane me shume toke , si kanali vadites i uzines qe kap dy komuna Shtiqen dhe Bicaj. Ne rrethin e Hasit venia ne pune e rezervuareve te vaditjes, po keshtu dhe ne Tropoje.
  1. Duhet riperterije tradita e grave Lumjane ne punimin e qylimave ,sixhadeve dhe veshjeve popullore  te zones, ku kane qene te punesuar para vitit 90 ,mbi 800 gra dhe vajza , ku me duart e tyre kane prodhuar 11.000 m2 sixhade dhe 2000 m2 qylima ,ku nje pjese e mire e tyre eksportohej jashte.

 

  1. Perparsi duhet ti jepet furnizimit me uje te pijshem dhe kanalizimeve ,sidomos ne zonat e populluara dhe urbane , ku mund te permendim  ndertimin e ujsjellsit te ri te qytetit te Bajram Currit  dhe te zonave per rreth , permirsimi i furnizimit te ujsjellsit te Kukesit etj.
  1. Prioritare ngelet dhe permirsimi i infrastruktures  ne fushen e mbrojtjes se mjedisit , sidomos ne qytetet Kukes , Bajram-Curri dhe Krume , ne ngritjen e landfilleve per trajtimin e mbeturinave urbane dhe te ngurta etj.                                         

Perime  te mbjella ne sera  plastike  diellore  vetem ne rrethin e Kukesit  ekzistojne  0.2 ha me nje rendiment  prej  450 kv/Ha  dhe prodhim prej 9 ton, ndersa ne rrethet Has dhe Tropoje  nuk ka te tilla.Siperfaqja e vogel e perimeve ne sera  ka bere qe prodhimi vendas te jete  i vogel per te plotsuar nevojat e popullates , ndersa prodhimi sezonal eshte i bollshem por ne nje periudhe te shkurter kohore per treg , kjo si rrjedhoje dhe si mungese e infrastructures se nevojshme per ruajtjen  dhe konservimin e perimeve.

       Per kulturen e patates vlen te theksohet rrethi i Kukesit  zen peshen me te madhe dhe  kryesisht kultivohet ne zonen e larte te komunave Shishtavec, Topojan, Bushtrice dhe Gryke-Caje , ku shquhet per cilesine e larte ne vlerat ushqyese te saj , por deri me sot prodhimi i saj eshte demtuar dhe kufizuar nga mundesite e pakta per tu transportuar ne zonat e tjera te vendit, cka ka demtuar  shume  ekonomikisht  fermeret qe jane marre me kultivimin e kesaj  kulture , kjo prej infrastructures rrugore jo te pershtatshme, mungeses  se ruajtjes dhe te nje ambalazhimi dhe marketingu me te mire te saj. Vitet e fundit jane futur varietete te reja me prodhimtari te larte , ku ka ndikuar ndjeshem ne shtimin e prodhimit te saj.

       Nga prodhimi i pergjithshem  i frutave vetem 838 ton ose 14% i tyre perpunohet , ndersa pjesa tjeter perdoret per konsum te fresket. Kryesisht vlen te permendet vetem kumbulla perpunohet ne raki apo recel , ndersa shume pak ze perpunimi i molles.
E renesishme eshte te permendet Geshtenja  ne rrethin e Tropojes qe numerohet ne 240.000 rrenje , kjo ne blloqe 2000 ha ose 185.000 rrenje te ish N.B , pasuri te cilen e shfytezojne banoret e kesaj zone  dhe rreth 57.000 rrenje ne nje siperfaqe prej 482 ha administrohet nga  Drejtoria e Sherbimit Pyjor Tropoje.Prodhimi total i sotem  i geshtenjes konsiderohet  si minimal ne rreth  1750 ton ,ku nga kjo sasi eksportohet  930 ton. Mungesa e perpunimit te saj ka bere qe te kete demtim te prodhimit dhe mos interesim  te metejshem per kryerjen e sherbimeve te nevojshme qe cojne ne rritjen e rendimentit dhe te prodhimit te geshtenjes dhe qe ndikon negativisht ne rritjen e te ardhurave te ketyre fermereve.

Nga prodhimi i vreshtarise 2083 ton perpunohet  ne formen e veres dhe te rakise , ne kushtet e perpunimit te punishtes se pijeve alkolike ne Kukes , si dhe ne kondita shtepiake nga fermeret.
Vlen te theksohet se vitet e fundit eshte rritur mjaft interesi i fermereve per shtimin e siperfaqeve me vresht dhe dru-frutore . kjo per kushtet e favorshme qe ka kjo zone per keto kultura , ku per vitin 2006  si rezultat i  ndihmes qe ka dhene  Ministria e Bujqesise  duke ndihmuar ne financimin e fermereve qe kane  mundesi dhe siperfaqe toke  te mjaftueshme ,jane mbjellur 3.2 ha me vreshte me 11.120 rrenje hardhi dhe 13.500 rrenje peme frutore ,kjo e shperndare ne te tre rrethet e qarkut inisiative e cila duhet nxitur me tej  por qe duhet ti paraprije me krijimin e kushteve per thithjen e prodhimeve duke ngritur linja perpunimi apo konservimi te ketyre prodhimeve, me qellim qe krahas rritjes se prodhimit nga fermeret ne keto kultura , at ate kene te sigurt  tregun e tyre.

 

 

                                         Blegtoria .

                  Blegtoria ne te ardhurat e familjeve fshatare te qarkut Kukes  zen peshen  kryesore  ne te ardhurat  e tyre.Kjo ka bere qe ti kushtojne nje rendesi dhe kujdes me te madh ruajtjes dhe mbarshtimit te blegtorise , si per prodhimin e qumeshtit ashtu dhe te mishit per nevoja te veta dhe per treg. Qarku i Kukesit  shquhet per mbarshtimin e tre racave te imtash , si delja  Rude ne rrthin e Kukesit , dhija e Hasit  dhe delja Bardhoke ne Tropoje.Kjo tregon per kujdesjen  dhe punen e palodhshme te banoreve te ketyre trevave per blegtorine .
Tashme dihen  preferencat  e tregut te Tiranes dhe rretheve te tjera per mishin  me shije dhe cilesi te larte te bagetive te kesaj zone .Keshtu fermeret  kane ngritur ferma blegtorale per prodhim qumeshti , si ne lope,dele dhe dhi ashtu dhe prodhim mishi ne gjedh dhe te imta , por mbeshtetur nga kerkesat e tregut  ato duhet te shtohen dhe fuqizohen me tej.

Persa i perket numrit te krereve ne blegtori vitet e fundit verehet nje rritje e numrit ne gjedh kryesisht lope prodhimi dhe vica per prodhim mishi , ndersa persa I perket numrit te te imtave  pas vitit 1995 vihet re renie e numrit te krereve , kjo per arsye te emigrimit  te moshes se re jashte vendit  dhe me mbarshtimin e blegtorise me shume po merren pensionistet dhe femijet.Pengese ne rritjen e prodhimit te qumeshtit eshte bere mungesa e infrastructures se perpunimit  te tij, gje qe ka bere qe fermeret te mos dalin ne treg me prodhime cilesore , ose per mungese te ambalazhimi dhe marketingu prodhimi i tyre te mos preferohet  shume ne treg.Per kete eshte e domocdoshme te ngrihen :

  1. Linje e perpunimit te qumeshtit dhe nenprodukteve te tij ne qytetin e Kukesit, ku te mbuloje gjithe pellgun ku perfshihet bashkia si dhe komunat Bicaj, Shtiqen, Terthore , Kolsh, Malzi dhe Gjinaj.
  2. Linje perpunimi te qumeshtit ne qytetin e Krumes ,dhe me piksynim kryesor per prodhim djathi te dhise se Hasit.
  3. Linje perpunimi te qumeshtit ne qytetin e  Bajram Currit.
  4. Baxho per perpunimin e qumeshtit te deles Rude ne zonen e Gryke-Cajes dhe te Shishtavecit, ku mbulon komunat e  Gryke-Cajes, Bushtrices, Shishtavec dhe Topojan.
  5. Ngritja e nje thertoreje ne qytetin e Kukesit ,per te kontrolluar therjet dhe per te siguruar konsumatoret.
  6. Ngritja e nje qendre per perpunimin e lekureve ne qytetin  e Kukesit, pasi lenda e pare nuk mungon  dhe eshte me leverdi ekonomike.
  7. Gjurmimin e semundjes se brucelozes ne blegtori ( dele  dhe lope ) , pasi po behet  rrezik per shendetin e njerezve si dhe te semundjeve te tjera te rrezikshme.
  8. Matrikullimi i kafsheve shtepiake  si nje domosdoshmeri,si per rritjen e zhvillimin e metejshem te blegtorise dhe nje garanci per mbrojtjen e konsumatorit.

                Ngritja e linjave te perpunimit te qumeshtit  ne tre bashkite e qarkut eshte e domosdoshme , pasi tregtimi i qumeshtit behet jashte kushteve teknike dhe i pakontrolluar dhe duke mos patur treg ne periudha piku te prodhimit ai shperdorohet .
Per zonat e ulta ne afersi te qyteteve do ishte e domosdoshme qe fermeret te cilet kane toke te mjaftueshme , te ndihmohen ne ngritjen e minifermave blegtorale me nga 10-20 lope te races per te bere te mundur furnizimin ne cdo periudhe te vitit me qumesht  qytetet.
-   Nje reserve mjaft te madhe ne qarkun e Kukesit eshte dhe prodhimi i mjaltit , ku per nga cilesite e tij mund te konsiderohet si prodhim  bio dhe qe eshte mjaft i pelqyer dhe ne tregun e huaj.
Ne shkalle qarku kemi keto te dhena  per bletarine  dhe prodhimin e mjaltit , aktivitet i cili po shikohet me mjaft prespektive nga ana e banoreve te qarkut Kukes,ku shumllojshmeria e bimeve mjaltese , mos perdorimi  i pesticideve  ne shkalle te larte ka bere  qe ky aktivitet te vije ne rritje nga viti ne vit.
Kemi keto  te dhena ne shkalle qarku:

Theksojme se ne zhvillimin e metejshem te ketij sektori duhet nderhyre ne permirsimin  e infrastructures qe ka te beje me marketingun , amballazhimin sa me te mire te ketij produkti dhe kreditimin e fermereve .        
-   Nje reserve tjeter per qarkun e Kukesit  perbejne dhe prodhimet peshkore ku numerohen mbi 10 lloje peshqish , ne nje siperfaqe ujore liqenore prej 8000 ha dhe 200 ha  rezervuare , perben burim per  shtimin dhe zhvillimin e peshkimit ne kete zone  dhe rezervat peshkore vjetore konsiderohen nga 150-200 ton.
Do ishte me interes perpunimi i gjuces per konservim  ne qytetin e Kukesit pasi ka rezerva te pashfrytezuara te ketij peshku qe shkon deri ne 100 ton /vit.

                           Bimet mjeksore ( medicionale )
Qarku i Kukesit perben nje burim te madh te bimeve mjeksore si nga sasia , cilesia  dhe shumllojshmeria  e tyre  dhe qe perben nje burim te madh te ardhurash per banoret e ketyre zonave ,por kerkon nderhyrje ne sigurimin e nje tregu sa me te favorshem  per to , krijimin e kushteve per manipulimin  dhe ngritjen e linjave te perpunimit , per ta terhequr prodhimin ne vend dhe me kushte te leverdiseshme grumbullimi , duke dhene ndihme dhe ne amballazhimin dhe marketingun e prodhimit.

              Pervec bimeve qe pershkruam me siper ka dhe shume bime te tjera  qe gjenden dhe grumbullohen ne sasi me te vogla si : Hithra ,Bliri, Kamomil, Luledele,Akacia ,Manaferra etj.
Te dhenat  per sasine e bimeve mjeksore per rrethin e Kukesit jane nxjerre nga studimet e bera per perhapjen  dhe prodhimtarine e tyre , ndersa per Tropojen nuk ka studime te tilla ,por  te dhenat jane nxjerre nga  disa vrojtime te pjeseshme nga disa grumbullues ,por rezervat jane shume here mete larta se ato te paraqitura me lart.