Turizmi

Prioriteti i pare dhe kryesor ne Strategjine e Zhvillimit Rajonal te Qarkut te Kukesit eshte:

Zhvillimi i Turizmit Malor qe domosdoshmerisht do te sjelle:

  • Rritje Ekonomike ne rajon
  • Zhvillim i turizmit te aventures
  • Rritje e numrit te turisteve
  • Rritje e kapaciteteve akomoduese
  • Shtimi i sporteve te ndryshme malore per tu aplikuar
  • Zhvillimi i produktit turistik
  • Zbatimi i standarteve ne akomodim
  • Permiresimi i sherbimit ndaj klientit
  • Zhvillimi i kapaciteteve per menaxhimin dhe ofrimin e sherbimeve ne turizem
  • Rritje e investimeve ne atraksionet kryesore
  • Forcimi i bashkepunimit mes industries se turizmit dhe autoriteteve publike
  • Shtimi i iniciativave qytetare per te permiresuar aspektin fizik

Qarku i Kukësit është i famshëm për larminë e peizazheve dhe burimet natyrore të veçanta të cilat janë pasuri të eko-turizmit dhe turizmit aventurë në këtë zonë.

Parku Ballkanik i Paqes që shtrihet midis tre vendeve; Shqipërisë, Kosovës dhe Malit të Zi, është një tërheqje e fuqishme për rajonin.

Alpet Shqiptare, Parku Kombëtar i Luginës së Valbonës, Lugina e Lumit të Gashit, e klasifikuar si një monument natyror i kategorisë së parë, janë ndër zonat e shumta me vlera të rralla natyrore që gjenden në pjesën shqiptare të parkut. Një numër i konsiderueshëm i monumenteve natyrore gjenden në të gjithë qarkun e Kukësit. Natyra është pasuria më e madhe e rajonit dhe zonat e mëposhtme janë të një rëndësie të veçantë për turizmin: Është e qartë se bukurinë më të madhe rajonit ia jep natyra e jashtëzakonshme, prandaj eko-turizmi dhe turizmi aventurë janë format kryesore të aktiviteteve të kohës së lirë për turistët që vizitojnë:

 Luginën e Valbonës.

  • Marshime,
  • Udhëtime e vështira,
  • Ngjitje në mal,
  • Ngjitje me biçikleta
  • Gara me xhip
  • Vozitje dhe lundrime me kajak në lumin e Valbonës
  • Udhëtim me traget në liqenin e Komanit

Rrethin e Hasit

  • Gjueti në rrethin e Hasit
  • Gara me xhip
  • Gara me motorra

Shishtavec

  • Ski ( ku organizohen gara të përvitshme)
  • Kalërim
  • Ecje e lire
  • Alpinizem

Rajoni i Kukesit

  • Peshkim ne liqenet, lumenjtë dhe perrenjte që zbresin nga mali
  • Lundrim ne liqenin e Kukesit
  • Alpinizem

janë aktivitetet më të pëlqyera, ku turistët qëndrojnë ose në shtëpitë e banorëve vendas ose në kampingje.

Disa udhëtime të veçanta interesante qe mund te behen ne Rajonin e Kukesit:

  • Udhëtime botanike,
  • Vizita në shpella
  • Shijimi i kulturës së gjallë të rajonit
  • Gara  me makina dhe motorrë